External Publication
Visit Post

Pse rrezikohet industria e qumështit në Kosovë?

Zhurma Press July 3, 2026
Source

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që prekin qumështoren “Vita”, duke i cilësuar ato si shqetësuese për sektorin e prodhimit vendor dhe ekonominë e vendit.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, deklaron se ndonëse çdo operator ekonomik duhet t’i nënshtrohet inspektimeve për garantimin e sigurisë ushqimore, këto procese duhet të jenë profesionale dhe të paanshme. Shahini thekson se nuk duhet të krijohen dyshime për trajtim selektiv apo ndikime të interesave të caktuara gjatë mbikëqyrjes nga institucionet përgjegjëse.

AKB vlerëson se dobësimi i kësaj industrie rrezikon direkt fermerët dhe vendet e punës, duke paralajmëruar se zëvendësimi i produkteve vendase me importe do të ketë pasoja afatgjata. Organizata u bëri thirrje institucioneve që të rishqyrtojnë vendimet që prekni industrinë e qumështit dhe të garantojnë transparencë, pasi pa prodhim vendor nuk ekziston një ekonomi e qëndrueshme.

Burim: Gazeta Metro — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...