External Publication
Visit Post

Sa oficerë të rinj iu bashkuan Forcës së Sigurisë së Kosovës?

Zhurma Press July 3, 2026
Source

PRISHTINË — Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përforcuar radhët e saj me 12 oficerë të rinj, të diplomuar nga programi katërvjeçar i Akademisë Ushtarake, që përfshin përgatitje akademike, ushtarake dhe trajnim lidershipi.

Ceremonia e diplomimit u zhvillua në kazermën "Adem Jashari", ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilësoi ngjarjen si "një ditë krenarie për shtetin". Ai theksoi se këta oficerë, të diplomuar në kazermën që mban emrin e kryekomandantit të UÇK-së, do të jenë udhëheqësit e ardhshëm të ushtrisë kosovare.

Oficerët e rinj kanë përfunduar trajnimin profesional dhe akademik, duke u përgatitur për të marrë përgjegjësi drejtuese brenda FSK-së dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të institucionit të mbrojtjes.

Burim: Sinjali — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...