Pse shpenzimet e familjeve shqiptare po i tejkalojnë të ardhurat?
TIRANË — Shpenzimet e familjeve shqiptare po rriten më shpejt se të ardhurat, duke rritur presionin mbi buxhetet familjare. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të 2025, megjithëse të ardhurat kanë vazhduar të rriten, ritmi i shpenzimeve ka qenë edhe më i lartë.
Numri i të punësuarve ka pësuar rënie në sektorin privat dhe te të vetëpunësuarit, ndërsa rritje është regjistruar vetëm në sektorin shtetëror. Rreth 17% e familjeve kanë të paktën një hua aktive, por struktura e huamarrjes ka ndryshuar: kredite për banesë, biznes dhe konsum, me rritje të financimit nga burime joformale.
Barrë shtesë është rritja e raportit të kredisë ndaj të ardhurave. 22% e familjeve huamarrëse deklarojnë se kësti i huasë merr mbi 30% të të ardhurave mujore — nivel më i lartë se një vit më parë. Gjithnjë e më shumë familje raportojnë përkeqësim të aftësisë paguese, ndërsa pritshmëritë për 2026 mbeten të kujdesshme.
Burim: Report.al — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere