Pse qytetarët u distancuan nga dhuna e protestuesve para Kuvendit?
TIRANË — Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar gjatë protestës para Kuvendit të Shqipërisë, duke deklaruar se qytetarët janë distancuar përfundimisht nga ajo.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se shqiptarët "e njohin ujkun edhe kur maskohet si mama dhia", duke iu referuar protestuesve që, sipas tij, u përpoqën të fshehin "egërsinë talebane" nën "pendët e bukura rozë".
Balla shton se kjo distancim i qytetarëve nga dhuna e "mburinave politike e sociale" hap rrugën për dialog me ata që kishin arsye legjitime për të protestuar, duke përmendur shqetesimet për mbrojtjen e natyrës dhe zemërimin ndaj abuzimit të pushtetit. Protesta e fundit para Kuvendit kishte shkaktuar tensione të mëdha, me përplasje midis protestuesve dhe forcave të rendit.
Burim: Shqiptarja — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere