External Publication
Visit Post

Sa gjobë dhe sa pikë negative për tejkalim shpejtësie në Ferizaj?

Zhurma Press July 2, 2026
Source

FERIZAJ — Njësia policore e Komunikimit Rrugor ka ndaluar një automjet BMW 118 me targa vendore në rrugën magjistrale në fshatin Gërlicë, ku ka konstatuar se shoferi SH.B. (30 vjeç) drejtonte me shpejtësi 82 km/h në një zonë me kufizim 50 km/h.

Gjatë verifikimit, është zbuluar se shoferi kishte ndalim drejtimi të mjetit motorik deri më 11 mars 2027, si masë mbrojtëse. Për këtë kundërvajtje, Policia e Kosovës i ka shqiptuar këto masa: gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, vazhdim i ndalimit të drejtimit për 6 muaj shtesë dhe konfiskim të automjetit.

Tejkalimet e shpejtësisë vazhdojnë të jenë një nga shkaqet kryesore të gjobave në Ferizaj. Vetëm në qershor, 106 shoferë u gjobitën për shkelje të ngjashme, ndërsa 74 motocikleta u konfiskuan.

Burim: Ekonomia Online — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...