External Publication
Visit Post

Si Rusia spiunoi bazat bërthamore të Evropës me një "flotë fantazmë"?

Zhurma Press July 2, 2026
Source

BRUKSEL — Për një vit e gjysmë, Rusia ka zhvilluar një operacion spiunazhi të gjerë kundër vendeve evropiane, duke përdorur qindra dronë të lëshuar nga një "flotë fantazmë" anijesh që lundronin në Kanalin Anglez, Detin e Veriut dhe Detin Baltik.

Sipas një raporti të Institutit Ndërkombëtar për Çështjet Strategjike (IISS), operacioni ka qenë pothuajse i pandërprerë, duke zbuluar dobësitë e mbrojtjes ajrore të NATO-s ndaj kërcënimeve me dronë të vegjël dhe me kosto të ulët.

Objektivat e spiunazhit përfshinin Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Belgjikën, Holandën, Suedinë dhe vende të tjera anëtare të NATO-s. Charlie Edward, studiuesi që drejtoi raportin, deklaroi se operacioni ka qenë "një fushatë e planifikuar dhe e koordinuar nga Kremlini".

Më shumë se 140 dronë janë vërejtur pranë centraleve bërthamore dhe bazave ushtarake në vendet e përfshira. Dronët lëshoheshin nga anije private ruse, si cisterna nafte dhe mjete tregtare, të cilat lundronin pranë brigjeve veriperëndimore të Evropës.

Incidentet përfshijnë fluturime mbi bazat e Forcave Ajrore Mbretërore britanike në Lakenheath dhe Fairford, bazën franceze të Île Longue ku ndodhen nëndetëse me raketa bërthamore, si dhe bazat ajrore Kleine-Brogel në Belgjikë dhe Volkel në Holandë, ku ruhen armë bërthamore amerikane.

Në shtator 2025, një incident me dronë detyroi mbylljen e përkohshme të aeroportit të Kopenhagës. Katër cisterna të "flotës fantazmë", të regjistruara nën flamuj të tjerë por të identifikuara si pronë ruse, u sekuestruan nga forcat speciale franceze pasi lundronin pranë brigjeve daneze.

Raporti thekson se aktiviteti i spiunazhit ka rënë kohët e fundit, pasi marina britanike dhe forcat detare të vendeve të tjera kanë filluar të sekuestrojnë anijet e dyshuara. Megjithatë, operacioni është cilësuar si një sukses taktik për Moskën dhe një dështim strategjik për NATO-n.

Burim: Portalb_,_ The Guardian — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...