Si po ndërhyjnë ekipet e Komunës së Çairit pas reshjeve?
Zhurma Press
July 2, 2026
SHKUP — Pas reshjeve të dendura të shiut, punëtorët sezonalë të Komunës së Çairit dhe ekipet e NP “Higjiena Komunale” janë angazhuar në terren deri në orët e vona të mbrëmjes. Ndërhyrjet po realizohen në të gjithë territorin e komunës, duke u bazuar në prioritete dhe nevojat e evidentuara për të rikthyer pastërtinë dhe funksionalitetin.
Paralelisht me pastrimin e rrugëve, ekipet po vazhdojnë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave kabaste në lagje të ndryshme të Çairit. Komuna deklaron se prania e vazhdueshme në terren është e nevojshme për të siguruar hapësira publike të pastra për të gjithë qytetarët.
Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere