External Publication
Visit Post

Pse ish-funksionarët e LSDM-së kritikojnë drejtimin e Venko Filipçes?

Zhurma Press July 1, 2026
Source
TETOVA — Rreth njëzet ish-funksionarë dhe një funksionare aktuale e LSDM-së të mërkurën promovuan një lëvizje të re, një alternativë brenda hapësirës socialdemokrate, e cila sipas tyre synon të riafirmojë idenë socialdemokrate, pasi vlerësojnë se ajo nuk po artikulohet siç duhet nga LSDM-ja nën drejtimin e liderit aktual, Venko Filipçe. Figura të njohura të dikurshme të LSDM-së, si ish-nënkryetari Igor Ivanovski, i cili udhëheq grupin, ish-sekretari i përgjithshëm Nikolla Qurkçiev, Emilijan Stankoviq, ish-nënkryetarët Andrej Petrov dhe Gordan Georgiev, morën pjesë në takim. Nga funksionarët aktualë ishte e pranishme deputetja Sllavjanka Petrovska, e cila garoi për postin e kryetares së LSDM-së përballë Venko Filipçes, si edhe kryetarja e Partisë Liberal-Demokrate dhe deputetja Monika Zajkova. Pjesëmarrësit theksuan se hapësira opozitare nuk plotësohet me parti të reja, por me një revolucion ideologjik dhe vlerash. Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/ish-funksionaret-e-lsdm-se-promovojne-nje-levizje-te-re-kritikojne-drejtimin-e-venko-filipces/ — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...