Kush i pret 'krahëhapur' më 16 shtator?
Zhurma Press
July 1, 2026
PRISHTINË — Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas caktimit të datës së 16 shtatorit 2026, në orën 10:00, si dita e shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi deklaroi se kjo është dita kur Kosova shpreson të heqë më në fund hijen e rëndë që e ka shoqëruar për vite, 27 vjet pas çlirimit. Ai u drejtoi ish-krerëve të UÇK-së me fjalët: Ju presim krahëhapur në Kosovë, çlirimtarë!
Krasniqi theksoi se numërimi mbrapsht tashmë ka filluar, ndonëse procesi është shoqëruar me një vonesë të gjatë dhe të pajustifikueshme. Ky reagim vjen në një moment kur vëmendja është e përqendruar te rezultati i gjykimit në Hagë.
Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere