Letërsia shqipe humb Ali Xhikun në moshën 83-vjeçare
TIRANË — Ali Xhiku, pedagog dhe studiues i letërsisë shqipe, ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare. Xhiku ka shërbyer si zv/dekan dhe dekan pranë Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Tiranë, ku kontriboi për dekada në mësimdhënien dhe hulumtimin shkencor të letërsisë kombëtare.
Vitin e shkuar, profesori u nderua me çmimin "Autori i librit më të mirë studimor" në Panairin e 28-të të Librit, për veprën Faqeve të historiografisë shqiptare (Onufri) — një studim me rëndësi për teorinë dhe metodologjinë e historisë së letërsisë shqipe.
Ndër veprat e tjera të tij renditen Letërsia shqipe si polifoni , Duke lexuar letërsinë e traditës , Nga romantizmi rrjedhave të realizmit dhe Sprovë për një tjetër histori të letërsisë shqipe. Çmimi i vitit të shkuar dëshmon se Xhiku mbeti aktiv deri në fund.
Burim: Gazeta Tema — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere