External Publication
Visit Post

Çfarë e riktheu Sharon Stone në pasarelat e Parisit pas 33 vitesh?

Zhurma Press July 1, 2026
Source

PARIS — Aktorja e njohur e Hollivudit, Sharon Stone, ka surprizuar botën e modës duke u rikthyer në pasarelë pas plot 33 vitesh mungesë. Ylli 68-vjeçar u shfaq si modele në Javën e Modës në Paris, duke u bërë menjëherë qendra e vëmendjes së mediave ndërkombëtare.

Stone sfiloi për të prezantuar koleksionin e ri Pranverë/Verë 2027 të markës së njohur Vetements. Ajo u shfaq me një pamje të guximshme, duke mbajtur një xhaketë të bardhë oversize, këmishë të zezë me kravatë sateni të lidhur nga brenda dhe çizme lëkure të llakuara mbi gju.

Ky transformim me grim të theksuar dhe flokë të shkurtër përbën një kontrast të fortë për aktoren. Në përditshmëri, ajo njihet për promovimin e një imazhi shumë të thjeshtë e natyral, ku shpesh shfaqet pa grim. Pamjet nga sfilata e saj u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Paraqitja e saj dëshmon se ikona vazhdon të mbetet një figurë me ndikim të madh si në kinematografi, ashtu edhe në modë.

Burim: Gazeta Tema — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...