External Publication
Visit Post

Sa fusha do të ketë kompleksi i ri sportiv në Laç?

Zhurma Press July 1, 2026
Source

LAÇ — Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar një takim zyrtar me Kryetaren e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara. Palët ranë dakord për të bashkëpunuar në ndërtimin e një kompleksi modern sportiv në qytetin e Laçit, në partneritet met KF Laçin.

Ky projekt shënon një tjetër hap në strategjinë e FSHF-së për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar tashmë mbështetjen për këtë nismë, e cila synon të krijojë kushte bashkëkohore për mbështetjen e futbollistëve të rinj.

Kompleksi i ri sportiv do të ndërtohet sipas standardeve moderne. Ai do të përfshijë dy fusha futbolli me bar artificial me përmasa standarde, një fushë standarde me bar natyral, si edhe një fushë tjetër me përmasa më të vogla, duke krijuar një qendër të plotë stërvitore.

Financimi i këtij investimi strategjik do të ndahet mes tre palëve të përfshira. FSHF do të kontribuojë me 50% të vlerës, Bashkia Kurbin me 30%, ndërsa klubi i KF Laçit me 20% të vlerës totale, ku përfshihet edhe trualli i siguruar nga vetë klubi.

Investimi është planifikuar të realizohet në tre faza të ndryshme. Në fazën e parë do të ndërtohen fushat sportive, rrethimi dhe rruga e kompleksit. Në fazat pasuese do të ndërtohet tribuna e spektatorëve, dhomat e zhveshjes si dhe një godinë hoteli për akomodimin e ekipeve.

Ky kompleks do të jetë një qendër e rëndësishme stërvitore për KF Laçin, akademitë dhe ekipet kombëtare. Ky bashkëpunim konfirmon modelin efikas mes federatës, pushtetit vendor dhe klubeve për të sjellë investime të qëndrueshme në shërbim të futbollit dhe komunitetit lokal.

Burim: Sportekspres — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...