{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreihxh5frwbx6v6eytmavcjckgji3vwjlqrkvrlfcc5vatc7x76m2la",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mplavu776bd2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreie7aqynonfz3m7mfhqtqolc73zlsyowqp4pdk2c3vzdauj4izfjyu"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 148021
  },
  "description": "BDI-ja mblodhi Kuvendin Zgjedhor në Dibër; Ahmeti sulmoi VLEN-in për dështim me Ligjin për Gjuhët dhe akuzoi partitë maqedonase.",
  "path": "/ahmeti-dibra-marreveshja-ohrit-paprekshme-vlen/",
  "publishedAt": "2026-07-01T09:57:12.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "VLEN-it, partnerit shqiptar në Qeveri",
    "Koha.mk"
  ],
  "textContent": "DIBËR — Dega e BDI-së në Dibër mbajti mbrëmë Kuvendin Zgjedhor, ku u zgjodhën organet e reja të degës dhe si kryetar u zgjodh Burtint Sela. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se partia mbetet e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe Marrëveshjes së Prespës, si dhe ndaj ruajtjes së marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje.\n\n\"Ne duam një Maqedoni të Veriut ku të gjithë qytetarët të jenë të barabartë. Kushtetuta që kemi është e bazuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe është e garantuar nga Amerika, Evropa dhe NATO. Prandaj askush nuk mund ta zhbëjë atë,\" tha Ahmeti. \"Shqiptarët lirinë e fituan me gjak. Sot dikush thotë se na duhet një marrëveshje e re. Jo, Marrëveshja e Ohrit është e garantuar ndërkombëtarisht dhe duhet të respektohet plotësisht,\" shtoi ai.\n\nPjesën kryesore të fjalimit Ahmeti ia kushtoi kritikave ndaj VLEN-it, partnerit shqiptar në Qeveri, duke e cilësuar si të pafuqishëm për të realizuar të drejtat e shqiptarëve. \"VLEN para zgjedhjeve premtoi shumë, por nuk ka bërë asgjë. Ata dështuan edhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili nuk është aspak ligj që mbron interesat e shqiptarëve,\" deklaroi ai.\n\nAhmeti kritikoi edhe VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-in, duke thënë se vazhdojnë të bëjnë gabime të mëdha në raport me pozitën e shqiptarëve. \"Këto parti maqedonase duan t'i kenë shqiptarët në Qeveri siç i quajnë ata 'të urtë', e jo shqiptarët e BDI-së, të cilët i etiketojnë si 'terroristë',\" tha ai.\n\nNë aktivitetin partiak foli edhe deputetja e Dibrës në Kuvend, Arbana Pasholli, e cila kritikoi ashpër VLEN-in, duke thënë se kjo parti ka degraduar pozitën e shqiptarëve në vend.\n\n_Burim:_ Koha.mk\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse Ahmeti thotë se asnjë s'mund ta zhbëjë Marrëveshjen e Ohrit?",
  "updatedAt": "2026-07-01T11:54:13.515Z"
}