Kush i bashkohet Sunny Hill Festival pas Lewis Capaldi-t?
PRISHTINË — Pasi organizatorët e Sunny Hill Festival konfirmuan artistin skocez Lewis Capaldi si pjesë e edicionit të sivjetmë, ata kanë zbuluar edhe një emër të ri. Këngëtari italian Blanco i bashkohet listës së artistëve me famë botërore që do të performojnë këtë verë në Prishtinë.
Blanco është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës italiane, i njohur për stilin e tij unik dhe zërin karakteristik. Në vitin 2022, ai përfaqësoi Italinë në Eurovision Song Contest bashkë me Mahmood, me këngën "Brividi" — e cila u vlerësua shumë nga adhuruesit e festivalit.
Repertori i tij muzikor shtrihet mirë përtej hitit "Brividi": këngë si "Ricordi", "Mi fai impazzire" e "Piangere a 90", e shumë të tjera, janë ndër titujt e tij më të njohur, ndërkohë që transmetimet e tij në Spotify kapin shifra prej qindra milionave.
Sunny Hill Festival do të nisë më 31 korrik dhe do të vazhdojë edhe më 1 dhe 2 gusht, duke sjellë tri net të paharrueshme me performanca të artistëve global dhe vendor. Organizatorët pritet të zbulojnë edhe emra të tjerë që do t'i bashkohen edicionit të sivjetmë.
Burim: Lajmi.net — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere