External Publication
Visit Post

Pse protesta e 31-të mbylli me 'Nesër më shumë'?

Zhurma Press July 1, 2026
Source

TIRANË — Protesta e 31-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama mbylli të hënën me marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit dhe rikthimin përfundimtar para Kryeministrisë. Pas fjalimeve para godinës, qytetarët nisën drejt institucioneve kryesore të Tiranës, duke kaluar pranë Bashkisë dhe Parlamentit — ku thirrën "Parlament i krimit" dhe "Parlament analfabetësh".

Marshimi vijoi pastaj drejt selisë së Partisë Demokratike, ku dëgjohej: "Opozitë e shitur!" dhe "PD, PS, klysha komunistësh!". Turma u rikthye përfundimisht te Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", përballë Kryeministrisë — pika ku nisi dhe ku mbylli. Gjatë gjithë marshimit, thirrja e pandryshueshme: "Rama jep dorëheqjen".

Në mbyllje të tubimit u dëgjuan dy mesazhe: "Nesër më shumë" dhe "Shqipëria e re". Organizatorët dhe protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre edhe në ditët në vijim. Tridhjetë e një ditë radhazi — protesta nuk ka humbur ritmin.

Burim: Report Tv — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...