External Publication
Visit Post

Si u rikthye Dua Lipa nga muaji i mjaltit në Itali?

Zhurma Press July 1, 2026
Source

NJU-JORK — Dua Lipa dhe Callum Turner i dhanë fund muajit të tyre të mjaltit magjik në Itali dhe u rikthyen zyrtarisht në Nju-Jork. Çifti i sapomartuar mbërriti me plot shkëlqim, duke u parë dorë për dore nëpër rrugët e qytetit, pa i fshehur buzëqeshjet as para syve të mediave, as të fansave.

Gjatë udhëtimit, çifti vizitoi bregdetin dhe qytetet historike italiane. Dua Lipa ndau me miliona ndjekës disa nga momentet më private të muajit të mjaltit, përfshirë fotot e shumëpritura të dasmës dhe pamje nga pushimet italiane.

Të dytë dukeshin të lumtur dhe të relaksuar teksa ecnin rrugëve të Nju-Jorkut, duke u rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike. Ky rikthim shënon fundin e pushimeve italiane, por çifti mbetet ndër më të komentuar dhe më të dashur në botën e shoubizit global.

Burim: Lajmi.net — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...