External Publication
Visit Post

Si e mbron Vuçiç Radoiçiçin pas sulmit të Banjskës?

Zhurma Press July 1, 2026
Source

BEOGRAD — Aleksandër Vuçiç deklaroi se Milan Radoiçiqi, personi përgjegjës për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në 2023, nuk po ndiqet penalisht për asnjë krim nga autoritetet serbe. Sipas Vuçiçit, fletarresti i Interpolit ndaj tij nuk ka të bëjë me krimin: "Nuk është për shkak të krimit, por për shkak të Kosovës."

Pyetur nëse Radoiçiqi mbrohet nga xhandarmëria serbe — pavarësisht deklaratës së tij se policia nuk duhet të ruajë persona privatë — Vuçiç u shmang: "Nuk kam të dhëna për ruajtjen e tij. Dikush mund të jetë duke bërë dhe një punë të dytë. Kjo nuk tregon gjë."

Radoiçiqi mbetet i lirë në Serbi, me vendbanim të regjistruar në Beograd. Interpol-i ka lëshuar një fletarresti ndërkombëtar me kërkesë të Kosovës, përmes UNMIK-ut. Brukseli ka shprehur pritshmërinë që autoritetet serbe ta arrestojnë dhe ta ndjekin penalisht për sulmin e Banjskës.

Burim: Gazeta Tema — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...