Mickoski ndan ministeritë: Klekovski Shëndetësi, VLEN-i merr Drejtësinë
Zhurma Press
June 30, 2026
SHKUP — Kryeministri Hristijan Mickoski prezantoi të martën emrat e ministrave të rinj pas rikonstruimit të qeverisë. OBRM-PDUKM-ja merr dy ministri: Sasho Klekovski propozohet për Shëndetësi, ndërsa Gjoko Vellkovski për Punë dhe Politikë Sociale. Postin e lënë nga Klekovski në Fondin Shëndetësor do ta marrë Zllatko Perinski.
VLEN-i merr Ministrinë e Drejtësisë, Kulturës dhe Bashkësisë për Marrëdhënie Ndëretnike, ndërsa ZNAM-i merr Bujqësinë. Funksioni i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë shfuqizohet — detyrën e merr Sekretari i Kabinetit të Qeverisë. Partia Demokratike Turke hyn si anëtare e re e koalicionit.
Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere