{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreia6775yee37v4m6fcjyt7dbegdxhw2bdojsmdoxy2svnacwbyqawa",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpjum7gkfdl2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreigpfg3giyezcz3senxj64na52s7jo7gwtnpe7fbspefj3tqqr3eq4"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 223322
},
"description": "Pse nuk u gjet 25-vjeçari që dyshohet se ra në Liqenin e Batllavës?",
"path": "/liqeni-batllave-25-vjecar-mungon/",
"publishedAt": "2026-06-30T20:44:28.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Ekonomia Online"
],
"textContent": "PRISHTINË — Kërkimet për 25-vjeçarin që dyshohet se ra në ujërat e Liqenit të Batllavës janë ndërprerë për ditën e sotme, dhe priten të vazhdojnë nesër pasi ende nuk ka gjurmë të tij.\n\nSipas Policisë së Kosovës, rreth orës 13:00 të ditës së sotme është pranuar informata se një person kishte hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk ishte parë të dilte.\n\nMenjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë angazhuar njësitë e Policisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat kanë zhvilluar një operacion të gjerë në përpjekje për lokalizimin e tij.\n\nLajmi.net ka qëndruar në vendngjarje dhe ka marrë disa informacione shtesë lidhur me rastin.\n\nNjë punëtor i kompanisë që i kishte dhënë me qira varkën 25-vjeçarit ka deklaruar se para nisjes i kishte ofruar jelekun e shpëtimit, por ai e kishte refuzuar.\n\nKërkimet e zhvilluara deri në mbrëmje nuk dhanë rezultat, ndërsa operacioni u ndërpre për shkak të errësirës.\n\nPritet që kërkimet të vazhdojnë nga ekipet kompetente nesër.\n\nRrethanat e rastit janë ende duke u hetuar nga organet përkatëse.\n\n_Burim:_ Ekonomia Online\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Çfarë i ndodhi 25-vjeçarit që ra në Liqenin e Batllavës?",
"updatedAt": "2026-06-30T22:30:06.680Z"
}