Pse trajnoi FSK 12 specialistët e komunikimit?
Zhurma Press
June 30, 2026
PRISHTINË — Një grup prej 12 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses Kursin e Komunikimit – Niveli 2. Gjatë këtij trajnimi, kursantët u aftësuan për konfigurimin, instalimin dhe programimin e sistemeve të komunikimit Harris, të cilat mundësojnë shkëmbim të sigurt dhe efektiv të informacionit gjatë operacioneve taktike.
Sipas FSK-së, përdorimi i këtyre sistemeve, të cilat janë standarde edhe për forcat e armatosura të vendeve partnere, rrit ndërveprueshmërinë ndërmjet njësive dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ky hap konsiderohet thelbësor për forcimin e kontrollit në të gjitha nivelet e operacioneve dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit.
Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere