{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreibv6axiid3f7xddu7xi5fsnyzvoetglicxdvcplvrjm7dewlsxug4",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpiy4mfe6gu2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreihhyznkqqomdhnq5clgm4nziabr4bhweeoh4aoezjszzafl7wf3nq"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 197669
  },
  "description": "Çfarë ndodhi gjatë protestës sot para Parlamentit?",
  "path": "/arrestimi-i-dritan-goxhajn/",
  "publishedAt": "2026-06-30T12:14:35.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Euronews Albania"
  ],
  "textContent": "TIRANË — Është tensionuar sërish situata në protestën që po zhvillohet prej 1 muaji në Tiranë. Policia ka ndërhyrë mesditën e sotme, më 30 Qershor 2026, përpara Parlamentit për të shpërndarë protestuesit dhe për të liruar hyrjen e Parlamentit. Gjatë ndërhyrjes janë shoqëruar disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn, një nga organizatorët e protestës. Bashkë me të është prangosur edhe Shkëlzen Bushi, një person gjithashtu shumë aktiv në protestë. Protesta ka degraduar në dhunë dhe përplasje fizike.\n\nForcat e policisë janë përplasur fizikisht me protestuesit duke i shtyrë drejt qendrës tregtare që ndodhet pranë Parlamentit. Krahas sulmeve me vezë dhe shishe uji ndaj makinave, drejt efektivëve janë hedhur disa herë edhe mjete piroteknike. Përplasjet e dhunshme mes qytetarëve dhe policisë janë karakterizuar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.\n\nProtestuesit kanë lënë ambientet e Parlamentit nga ku situata pati përplasje të dhunshme, duke përfshirë hedhje të mjeteve piroteknike. Tashmë protestuesit po marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë duke kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës.\n\n_Burim:_ Euronews Albania\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse u arrestua Dritan Goxhaj para Parlamentit?",
  "updatedAt": "2026-06-30T15:35:38.435Z"
}