External Publication
Visit Post

Çfarë po përgatit Don Xhoni në bashkëpunim me Daut Haradinaj?

Zhurma Press June 30, 2026
Source

— Rap-artisti Don Xhoni ka ngacmuar ndjekësit e tij përmes disa videosh të shkurtra në TikTok, ku ka shfaqur një seri personazhesh të njohur. Përveç bashkëpunimeve me Adelina Ismailin, Gani Gecin, Meriton Mjekiqin, Vedat Bajramin dhe Elijona Binakajn, artisti publikoi së fundmi një video krah ish-deputetit të Aleancës, Daut Haradinajt.

Këto publikime sugjerojnë se Don Xhoni po punon për një projekt të ri, i cili thuhet se do të jetë një album. Artisti po zgjedh forma dhe personazhe të veçanta për të krijuar diçka ndryshe nga trendet aktuale, ndërsa detajet e sakta të këtij projekti pritet të zbulohen ditët në vazhdim.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...