External Publication
Visit Post

Pse shpërtheu zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit?

Zhurma Press June 29, 2026
Source

CËRRIK — Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të hënë kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut, duke djegur një sipërfaqe me bimësi dhe duke shkaktuar alarm në zonë.

Flakët vazhduan për disa orë, ndërsa në terren u angazhuan ekipe zjarrfikëse nga Cërriku, Elbasani, Gramshi dhe Belshi për të izoluar vatrën dhe për të parandaluar përhapjen e saj në zona të tjera.

Pas një operacioni disa orësh, zjarri u vu nën kontroll dhe më pas u shua, duke shmangur dëme të mëtejshme. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të verifikohen nga autoritetet përkatëse.

Burim: Report Tv — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...