{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreics374c6cuibe2pu53nwhye22cshhzyefcalks2e7edgld5qe3zx4",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mphhdtmiznh2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreibgit2vsrjfw5pu7mv6qdugtzdxkiuhztqfzgnhp5gzedrlocgv6e"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 129325
  },
  "description": "Si po ndikojnë mediat e kontrolluara nga Kremlini në zgjedhjet e Kosovës?",
  "path": "/nenad-rashiq-dezinformim/",
  "publishedAt": "2026-06-29T21:41:49.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Kallxo"
  ],
  "textContent": "PRISHTINË — Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, disa media serbe dhe ruse në gjuhën serbe intensifikuan narrativën se partia Lista Serbe është i vetmi subjekt politik që përfaqëson interesat e komunitetit serb në Kosovë.\n\nNdërkohë, partitë tjera politike serbe, veçanërisht subjekti politik që drejton Nenad Rashiq, “Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, u paraqitën si jo legjitime, “të lidhura me institucionet e Kosovës” ose si “instrumente politike të Albin Kurtit”.\n\nKjo narrativë është identifikuar në artikujt e publikuar nga Russia Today Balkan, Sputnik Serbia, si dhe në deklaratat e zyrtarëve të lartë të Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.\n\nPërveç Listës Serbe, në zgjedhjet e parakohshme mori pjesë edhe një forcë tjetër politike Partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e drejtuar nga Nenad Rashiq.\n\nNdërkohë që një subjekt i tretë serb, iniciativa “Fitojmë së Bashku”, nuk u certifikua për pjesëmarrje në zgjedhje.\n\nNë një dokumentar të prodhuar nga Kallxo Përnime, kryetari i Partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë Nenad Rashiq, kishte rrëfyer përballjen e tij personale me dezinformatat që vijnë nga Serbia, me theks të veçantë me dezinformatat që vijnë nga mediat e kontrolluara nga partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.\n\n“Jo vetëm në formën votoni apo mos votoni, por deri te stigmatizimi: ‘Ky Rashiqi është njeriu më i keq, është tradhtari i klasës së parë, e ka bërë kështu e kështu. Ai nuk është as njeri, nuk është as serb, e ka ndryshuar fenë’. Njerëzit normalë nuk e pranojnë, por problemi është që kur bombardoni për çdo ditë me deklarata që bëjnë Vuçiqi, Petkoviqi, apo Lista Serbe, është i njëjtë me modelin e njëjtë.\n\nJu në një moment, duhet ta shikoni nga këndvështrimi i një pensionisti aty, i cili po shikon për çdo ditë, për 24 orë, Pinkun dhe Informerin. Normale që ka ndikim”- kishte thënë Rashiq.\n\nNarrativa dezinformuese se “Vetëm Lista Serbe mbron interesat e serbëve” Në raportimet e Sputnik Serbia dhe RT Balkan, Lista Serbe paraqitet vazhdimisht si mbrojtësja e vetme e shkollave serbe, spitaleve, institucioneve dhe identitetit kombëtar serb në Kosovë.\n\nMënyra se si paraqitet kjo parti në raportime, lë të nënkuptohet se Lista Serbe është i vetmi opsion për votuesit serb.\n\nKjo narrativë është shtyrë edhe nga zyrtarë të Serbisë, si presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq.\n\nGjatë fushatës zgjedhore e cila nisi më 28.05.2026, ata bënë thirrje për votim dhe mbështetje ndaj Listës Serbe, duke cilësuar se vetëm kjo parti “është garanci për ruajtjen e interesave kombëtare serbe në Kosovë e Metohi”.\n\nPetkoviq gjatë një konference më 03.06.2026, deklaroi se çdo votë për Listën Serbe është një votë për mbijetesën dhe qëndrimin e komunitetit serb në Kosovë.\n\n_Burim:_ Kallxo\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse po përjeton Nenad Rashiq fushatën dezinformuese?",
  "updatedAt": "2026-06-29T21:41:50.261Z"
}