{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreifdcf47wbbf3dvwyku54hh4xffy3o7e7me4hqb33xfgi2bqkylqbm",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mphffzgatvq2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreibuicc33aimnixzdn4kutpllryv5huw5jqlv7vsj773i72om6xccq"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 180907
  },
  "description": "Një zyrtar policor në Pejë është bërë cak i një kërcënimi përmes rrjeteve sociale, rast i cili po hetohet nga organet kompetente",
  "path": "/kercenim-zyrtar-policor-peje/",
  "publishedAt": "2026-06-29T21:07:16.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Sinjali"
  ],
  "textContent": "PEJË — Një zyrtar policor në Pejë është bërë cak i një kërcënimi përmes rrjeteve sociale, rast i cili tashmë po hetohet nga organet kompetente, raporton Sinjali. Zyrtari policor ka paraqitur ankesë në Polici, duke raportuar se kishte pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese në një prej llogarive të tij në rrjetet sociale.\n\nPas pranimit të denoncimit, rasti është shqyrtuar nga Prokurori kompetent, i cili ka vlerësuar se mesazhi përmban elemente të veprës penale të “Kanosjes” dhe ka urdhëruar inicimin e rastit.\n\nAktualisht, autori i mesazhit nuk është identifikuar, ndërsa hetuesit janë duke ndërmarrë veprime për lokalizimin e personit që qëndron pas kërcënimit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.\n\n_Burim:_ Sinjali\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse u kërcënua zyrtari policor në Pejë?",
  "updatedAt": "2026-06-29T21:07:16.636Z"
}