{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreibdawfgv2dmk3ndmdrt27jk6gdudrsx66xbglwvm5qocqljvleeem",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpheget5m772"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreicleukmquldtmnupknalk6bbpon4es5pmc4y6vvcpwzpihqtto37u"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 211218
},
"description": "Autoritetet hetojnë rrethat e vdekjes së Mustafë Ramës, gjetur pa shenja jete në banesën e tij",
"path": "/vdekja-e-51-vjecarit-ne-fushe-kosove/",
"publishedAt": "2026-06-29T20:49:34.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Sinjali"
],
"textContent": "FUSHE KOSOVË — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, pasi fqinjët kishin alarmuar autoritetet për erën e rëndë që vinte nga objekti. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është regjistruar rreth orës 12:00, në rrugën “Pajazit Islami”, në kompleksin banesor “Mendi”.\n\nSipas informacioneve, pas pranimit të njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me autorizim të Prokurorit kujdestar, dera e banesës është hapur pasi çelësi është siguruar nga mirëmbajtësi i objektit. Brenda banesës është gjetur pa shenja jete Mustafë Rama (51 vjeç).\n\nEkipi i Emergjencës që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet edhe njësitet kompetente hetimore, ndërsa me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekje”. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes.\n\n_Burim:_ Sinjali\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Pse u gjet pa shenja jete 51-vjeçari në Fushë Kosovë?",
"updatedAt": "2026-06-29T20:49:34.633Z"
}