{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreigz4tj72oxkeztuazjrnvsxldtyg6nlxntr53q57aqdrougpg3agm",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mphdeazfxk72"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreiapgfjwe56ywy3wlks6xn4fs47pbbap2adaq4iiry4kov3cprdn2y"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 257393
  },
  "description": "Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe njëri është dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin e Mitrovicës",
  "path": "/perleshje-leposaviq/",
  "publishedAt": "2026-06-29T20:30:23.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Sinjali"
  ],
  "textContent": "LEPOSAVIQ — Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Kamen të Leposaviqit, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Gjatë ekzaminimit të një veture, Policia ka gjetur edhe substancë të dyshuar narkotike, një këllëf thike dhe një shumë parash.\n\nPatrulla policore ka hasur tre persona, të cilët kanë deklaruar se ishin sulmuar nga një grup personash. Si pasojë e përleshjes, ata kishin pësuar lëndime trupore, ndërsa ishte dëmtuar edhe vetura e tyre, një Audi me targa KG-304-PK.\n\nTë lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Leposaviq, ndërsa njëri prej tyre, Nikola Radosavljeviq (2001), është dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin e Mitrovicës. Gjatë procedurave policore, Stefan Vasilijeviq (2001) ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit me 1.08 mg/l.\n\nPasi u paraqit edhe i dyshuari Milosav Rakoviq (1982), i cili është intervistuar në prani të avokatit, Prokurorit i Shtetit i është rikualifikuar vepra penale nga “Lëndim i lehtë trupor” në “Pjesëmarrje në rrahje”, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.\n\n_Burim:_ Sinjali\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse u përleshën disa persona në Leposaviq?",
  "updatedAt": "2026-06-29T21:28:26.767Z"
}