Pse vazhdojnë protestat për Zvërnecin në Tiranë?
Zhurma Press
June 29, 2026
TIRANË — Protesta kundër investimit turistik të planifikuar në Zvërnec vijoi edhe sot në Tiranë, ku qytetarët u mblodhën për të 30-ën ditë radhazi, duke përsëritur kërkesat e tyre dhe duke marshuar në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Fillimisht protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Me pankarta në duar ata kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, largimin e kastës së vjetër politike dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura. Sipas disa mediave, para godinës së Kryeministrisë pritet po ashtu te mbajnë fjalime organizatorët dhe qytetarë të pranishëm.
Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere