{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreicw62jfb7vaknwguuffkfnyxyy47btfmt66jg33dhtzhlo5exyqja",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mph72g5ihd62"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreihuac4csvc45aeyznj54pmprzusrtuc42ihskktc6bpw3xc3ds7fe"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 106181
},
"description": "Si mbështet respektimi i të drejtave të autorit krijimtarinë dhe inovacionin?",
"path": "/respektimi-i-te-drejtave-te-autorit/",
"publishedAt": "2026-06-29T19:13:24.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"ATSH"
],
"textContent": "TIRANË — Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi sot rëndësinë e respektimit të të drejtave të autorit, duke e cilësuar atë si një detyrim ligjor, por edhe një garanci për mbështetjen e krijimtarisë, inovacionit dhe konkurrencës së ndershme në treg.\n\nNë një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ibrahimaj u shpreh se gjatë sezonit veror qytetarët shijojnë muzikë, filma, libra, fotografi dhe aplikacione, ndërsa pas secilës prej këtyre veprave qëndron puna dhe përkushtimi i krijuesve.\n\nAjo rikujtoi se shkelje e të drejtave të autorit përbën çdo përdorim, kopjim, riprodhim, shpërndarje, publikim apo vënie në dispozicion e një vepre të mbrojtur pa lejen e autorit ose të mbajtësit të të drejtave, kur një leje e tillë kërkohet nga ligji.\n\nMinistrja bëri të ditur gjithashtu se Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut mbikëqyr zbatimin e legjislacionit në fushën e pronësisë intelektuale, duke kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të autorëve dhe mbajtësve të të drejtave, si edhe në ndërgjegjësimin e konsumatorëve dhe operatorëve ekonomikë për rëndësinë e respektimit të tyre.\n\n_Burim:_ ATSH\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Pse respektimi i të drejtave të autorit është i rëndësishëm?",
"updatedAt": "2026-06-29T19:13:24.685Z"
}