Pse pranon UP studentë nga diaspora?
Zhurma Press
June 29, 2026
PRISHTINË — Universiteti i Prishtinës do të pranojë studentë nga arbëreshët e Italisë, ata të Zarës, shqiptarët që jetojnë në Turqi si dhe diaspora me prejardhje nga Kosova, në vitin akademik 2026/27.
Kuotat e përcaktuara nga UP-ja kanë marrë miratimin edhe nga Ministria e Arsimit, gjë që është pritur me gëzim nga bashkatdhetarët në Turqi dhe Gjermani.
Nga UP u tha se aplikantët mund t’i nënshtrohen testit pranues edhe në gjuhët e vendeve ku jetojnë, por studimet duhet të vazhdojnë në gjuhën amtare shqipe.
Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere