{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreiaabwqwknhxczmneqhuhqm5if6k27zl74tdmwbdxm5owkrcmfmkdq",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mph6rwmj6572"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreig44ixjeyi4akrnrjll5jni5rjf6id4wax2uccbod6k6bn5svss2m"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 105104
},
"description": "Historiani Jusuf Buxhovi komenton rritjen e militantëve të porositur në festimet e Vidovdanit",
"path": "/buxhovi-vidovdani-militantet/",
"publishedAt": "2026-06-29T19:08:39.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"textContent": "PRISHTINË — Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se të gjitha veprimet që i bëjnë serbët çdo vit në festimet e Vidovdanit në Kosovë janë të orkestruara drejtpërdrejt nga Serbia, gjegjësisht nga Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave.\n\nBuxhovi në emisionin “Konfront” në KTV, theksoi se krahasuar me vitet e kaluara, nuk ka shumë pelegrinë që vijnë në këto festime pasi sipas tij tash vijnë kryesisht militantë të porositur e paguar.\n\nGazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme.\n\nShënimi i sivjetmë i Vidovdanit u përcoll me disa të arrestuar nën dyshimin se kanë provokuar duke kënduar këngë nacionaliste kundër shtetit të Kosovës.\n\nKëndimin e këtyre këngëve, Buxhovi e quajti bazë për ndërhyrje nga Policia e Kosovës. “Krahasuar me vitet e kaluara, tash kemi shumë pak pelegrinë që vijnë në Kosovë sepse tash vijnë militantë, janë të porositur e paguar, nuk kanë lidhje me atë që bëjnë.\n\nKishte bazë të zhvillohet ndërhyrje nga Policia e Kosovës kur këndohet në kor ‘edhe 1000 vjet do të vijmë derisa Kosova të jetë e jona’, kjo është nxitje e urrejtjes.\n\nPati një rast kur një nënë e kishte sjellë një fëmijë 2-3 vjeç në festime dhe në ato temperatura, pra duanin të dërgonin mesazh sepse në përgjithësi janë të porositur, të organizuar”, ka deklaruar Buxhovi.\n\nTubimi i serbëve në Gazimestan për festimet e Vidovdanit, të dielën është përmbyllur me disa të arrestuar. Arrestimin e tyre, Lista Serbe e cilësoi si përpjekje për frikësim.\n\nNdërsa peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Ilarion, u ka bërë thirrje serbëve që të mos heqin dorë nga Kosova, përndryshe sipas tij, do të jenë të mallkuar në shekujt e ardhshëm\n\n _Burim: Koha.net, https://www.koha.net/arberi/buxhovi-per-vidovdanin-pak-pelegrine-e-me-shume-militante-te-porositur\n— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Pse Buxhovi thotë se militantët po zëvendësojnë pelegrinët në Vidovdan?",
"updatedAt": "2026-06-29T19:08:40.180Z"
}