{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreicr5kafdkyjduznbycb3sfrgi6k7kzggnmk2p4zf6kqgzgojd2iyi",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mph6iybjr7m2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreiehvgosw6lqyp7l2nqw7gbpslbhbigpgp3wplakh7wdocqsgtmv5m"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 282387
  },
  "description": "Pse Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi të ndryshojë çmimet e derivateve?",
  "path": "/cmimet-e-derivateve-te-naftes-ne-maqedoni/",
  "publishedAt": "2026-06-29T19:03:38.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Portalb.mk"
  ],
  "textContent": "SHKUP — Nga mesnata e sotme, derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut do të shiten me çmime të reja. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), dizeli do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i benzinës do të rritet me të njëjtën shumë.\n\nNjë litër dizel do të shitet për 80 denarë për litër, ndërsa benzina Eurosuper BS-95 do të kushtojë 84.5 denarë. Çmimi i Eurosuper BS-98 nga mesnata do të jetë 86.5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të mbetet me të njëjtin çmim – 79.5 denarë.\n\nÇmimi me pakicë i mazutit do të ulet për 0.796 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 41.495 denarë. Ky vendim është në fuqi nga mesnata e sotme.\n\n_Burim:_ Portalb.mk\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Si do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut?",
  "updatedAt": "2026-06-29T19:03:39.052Z"
}