{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreigvgpiswlthobuimhvpg3gnjxqjxmmleo7oxl6n4xwi54iz4r6tnm",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mph3sh35bhb2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreifphzhxgfsexsmcnlwi26mx46m7ux5qghmytf4dfryjxir353kzpm"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 204164
},
"description": "IKShPK rekomandon vaksinimin e fëmijëve për të parandaluar përhapjen e fruthit",
"path": "/fruthi-po-ritet-ne-kosove/",
"publishedAt": "2026-06-29T18:15:15.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Telegrafi"
],
"textContent": "PRISHTINË — Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se gjatë periudhës 16 prill deri më 29 qershor 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 47 raste të konfirmuara me fruth.\n\nSipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës me 14 raste, komuna e Ferizajt me 12 raste; Kaçaniku me gjashtë raste; Fushë-Kosova me tre raste; Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq, me nga dy raste; si dhe me nga një rast komunat: Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.\n\nIKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.\n\nDuke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.\n\nVaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa-vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.\n\n_Burim:_ Telegrafi\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Pse po rritet fruthi në Kosovë?",
"updatedAt": "2026-06-29T18:26:03.430Z"
}