{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreicvxi4zj3r5ftbkan3l6omdyhfyrsg2fcjf4rzjozcituvadtn2ua",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpgx632bme52"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreibbselpdzv3euvjpidoui4laiulqs2fcdcrw6aqtvufv7k2z6la6e"
    },
    "mimeType": "image/png",
    "size": 107095
  },
  "description": "Pse IKShPK rekomandon vaksinimin e fëmijëve për parandalimin e fruthit?",
  "path": "/raste-te-konfirmuara-me-fruth-ne-kosove/",
  "publishedAt": "2026-06-29T16:52:14.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Gazeta Express"
  ],
  "textContent": "PRISHTINË — Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se gjatë periudhës 16 prill deri më 29 qershor 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 47 raste të konfirmuara me fruth.\n\nSipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës me katërmbëdhjetë (14) raste, komuna e Ferizajt me dymbëdhjetë (12) raste; Kaçaniku me gjashtë (6) raste; Fushë-Kosova me tre (3) raste; Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq, me nga dy (2) raste; si dhe me nga një (1) rast komunat: Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.\n\nIKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore. Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa-vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.\n\n_Burim:_ Gazeta Express\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Sa raste të konfirmuara me fruth janë raportuar në Kosovë?",
  "updatedAt": "2026-06-29T16:52:15.177Z"
}