{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreift27bopl3dt4p7sotf54pzdg3dnjz4t3myc4vxyh5uff7ckgoqme",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpgs7mgwwlh2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreia23feruyrckni4nvruu2ze3qvfds7djt32g33w3dgj6q37ub6h3q"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 162058
  },
  "description": "Debati mbi projektligjin për përfaqësim adekuat dhe të drejtë vijon në Komisionin Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve",
  "path": "/amandamentet-per-ligjin-per-perfaqesim-te-drejte/",
  "publishedAt": "2026-06-29T15:23:39.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "textContent": "SHKUP — Komisioni Parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve vazhdoi me debatin mbi amendamentet mbi projektligjin për përfaqësim adekuat dhe të drejtë në lexim të dytë.\n\nSot para anëtarëve të komisionit janë 31 amendamente, por për shkak të diskutimeve dhe shpjegimeve të gjera, deputetët arritën të shqyrtojnë vetëm tre amendamente që përfaqësuesi i Qeverisë, zëvendëskryeministri Bekim Sali dhe ministër i Çështjeve Evropiane, nuk i pranoi.\n\nDeputetja Rina Ajdari propozoi që ligji të ndryshohet dhe se ai do të mundësonte që, në çdo punësim në një organ publik, pozicionet e lira të shpërndahen proporcionalisht midis komuniteteve sipas përqindjes së regjistrimit, të zgjidhet kandidati me vlerësimin më të ulët dhe, pas tre shpalljeve të pasuksesshme, pozicioni të hapet për një konkurs të përgjithshëm.\n\nZëvendëskryeministri dhe ministri i Çështjeve Evropiane Bekim Sali nuk e pranoi amendamentin e propozuar, duke shpjeguar se propozimi i deputetes Ajdari është në kundërshtim me sistemin ekzistues të punësimit.\n\nDeputeti nga partia politike Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Sali Murati, kërkoi që ligji të tërhiqet sepse, siç tha ai, është antikushtetues, antidemokratik, jofunksional dhe nuk kontribuon në përfaqësimin e drejtë të komuniteteve.\n\nKryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ljupço Prendzov, e ndërpreu përkohësisht seancën për shkak të angazhimeve qeveritare të zëvendëskryeministrit Bekim Sali dhe njoftoi vazhdimin e debatit të amendamenteve për projektligjin për përfaqësim adekuat dhe të drejtë.\n\nPropozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, u miratua nga Qeveria më 7 prill dhe u dorëzua në Kuvend më 8 maj.\n\nNë Maqedoninë e Veriut për mbi dy vite nuk ka zgjidhje ligjore që garanton përfaqësim të drejtë dhe adekuat të qytetarëve gjatë punësimit të tyre në institucionet shtetërore.\n\n_Burim: Portalb, https://portalb.mk/u-refuzuan-amandamentet-per-ligjin-per-perfaqesim-te-drejte-vijon-debati/\n— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse u refuzuan amandamentet për Ligjin për përfaqësim të drejtë?",
  "updatedAt": "2026-06-29T15:26:10.648Z"
}