{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreicd7e2di6hwq7boh47cv7vpqnwi4yamw5zzj5b4towbuull7vnza4",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpgrgbibfue2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreibjtbtkjfo2puct6aw6l4tdjndfftjcriimo5jdyrkwuhtc6wc4l4"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 261311
},
"description": "Pse Ministri i Drejtësisë thekson rëndësinë e karakterit dhe integritetit për magjistratët?",
"path": "/gogu-magjistratet-e-rinj/",
"publishedAt": "2026-06-29T15:09:28.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"ATSH"
],
"textContent": "TIRANË — Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u bëri sot thirrje magjistratëve të rinj që ta ushtrojnë pushtetin që u jep ligji me integritet, përulësi dhe ndërgjegje, duke theksuar se besimi i qytetarëve te drejtësia ndërtohet jo vetëm mbi ligjin, por mbi karakterin e atyre që e zbatojnë atë.\n\nNë ceremoninë e diplomimit të Shkollës së Magjistraturës, ministri tha se reforma në drejtësi ka hyrë në një etapë të re, ku suksesi nuk do të matet më nga ngritja e institucioneve, por nga cilësia e vendimeve, respektimi i të drejtave të njeriut dhe besimi që qytetarët do të kenë te sistemi.\n\n“Nga kjo ditë e tutje, reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve. Ka fytyrën tuaj,” u shpreh ministri.\n\nNë fjalën e tij, ai theksoi se magjistratët ushtrojnë një pushtet të veçantë mbi jetën, liritë dhe të drejtat e qytetarëve, ndaj ky profesion kërkon më shumë sesa njohuri juridike.\n\nMinistri nënvizoi se edhe pushteti gjyqësor duhet të njohë kufijtë e tij, duke kujtuar se Kushtetuta, procedurat dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosin kufij mbi ushtrimin e pushtetit, por ekziston edhe një kufi që nuk mund ta vendosë asnjë ligj.\n\n_Burim:_ ATSH\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Çfarë kërkon Ministri Gogu nga magjistratët e rinj?",
"updatedAt": "2026-06-29T15:09:28.912Z"
}