{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreidbseb3ddkxxstututnpxze6fvqblj2wofl3omlywax3b2ewiozwu",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpghmudnhay2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreib3kgolnqch63wu5fnzxboiqmem7saiguua6qi5pn6zn2d5a3lyim"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 149107
  },
  "description": "Si synon bashkëpunimi midis Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Agjencisë INOVA të ndikojë në zhvillimin lokal?",
  "path": "/perinski-dimovska-inovacion/",
  "publishedAt": "2026-06-29T12:14:11.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Tetova Sot"
  ],
  "textContent": "TETOVË — Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, dhe drejtoresha e Agjencisë për Inovacione, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Sipërmarrësi – INOVA, Daniela Dimovska, kanë zhvilluar një takim pune për të diskutuar mënyrat e bashkëpunimit për forcimin e kapaciteteve të komunave dhe nxitjen e inovacionit në zhvillimin lokal.\n\nSi pjesë e bashkëpunimit, u dakorduan për realizimin e programit “Muajt e Praktikës” gjatë muajve gusht dhe shtator, i cili do të lejojë studentët të marrin pjesë në praktikë në komuna dhe të njohin nga afër funksionimin e tyre.\n\nNjë tjetër segment i rëndësishëm i bashkëpunimit është hartimi i thirrjeve publike bazuar në nevojat reale të komunave, duke ofruar mbështetje financiare për startup-et dhe kompanitë inovative që propozojnë zgjidhje konkrete për sfidat lokale.\n\nBashkëpunimi synon të krijojë një kornizë funksionale ndërmjet vetëqeverisjes lokale, komunitetit akademik dhe sektorit privat, me qëllim që njohuritë, inovacionet dhe teknologjitë e reja të vihen në shërbim të zhvillimit të komunave dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.\n\n_Burim:_ Tetova Sot\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse Perinski dhe Dimovska bashkëpunojnë për inovacion?",
  "updatedAt": "2026-06-29T12:26:38.953Z"
}