{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreifdrvqvmgfnwdl7s7nbaxqrqsxkxrnxkuusjz6hyama5lmr36mwwi",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpg72apmwlb2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreicbhs7yagngeaszusx5jaqjzrn6vqg4snxdclambsodtgj2tsizwe"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 227301
},
"description": "Çfarë synon këngëtarja me famë botërore me hapësirën kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar?",
"path": "/dua-lipa-biblioteka-portugali/",
"publishedAt": "2026-06-29T09:40:38.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"textContent": "PORTO — Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa , ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë e përhershme e librarisë historike Livraria Lello në Porto të Portugalisë. Projekti u prezantua në kuadër të festivalit ndërkombëtar të librit BABELL – City of Books dhe, sipas artistes, është rezultat i një misioni shumëvjeçar për të promovuar leximin dhe lirinë e shprehjes.\n\nBiblioteka përmban rreth 100 libra, të organizuar sipas katër temave kryesore: pushteti, kontrolli, zëri dhe kujtesa. Në raftet e saj gjenden vepra të njohura si “The Handmaid’s Tale” e Margaret Atwood, “Felon” i Reginald Dwayne Betts, si dhe libra të autorëve Salman Rushdie dhe Olga Tokarczuk.\n\nSipas këngëtares, Biblioteka Manifesto është një vend që u kushtohet autorëve, veprat e të cilëve janë censuruar ose ndaluar, si dhe lexuesve që besojnë se askush nuk duhet të vendosë se cilët libra lejohen të lexohen.\n\n_Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com/lajm/liri-per-librat-e-ndaluar-dhe-te-censuruar-dua-lipa-hap-biblioteken-e-saj-ne-portugali\n— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Pse Dua Lipa hapi bibliotekën e saj në Portugali?",
"updatedAt": "2026-06-29T11:42:37.530Z"
}