{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreiflsld7hkwfu7ansghppsz3toma2j6cbuikvofsvaosbyyzgi6lja",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpg2rytbsdl2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreicbhs7yagngeaszusx5jaqjzrn6vqg4snxdclambsodtgj2tsizwe"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 227301
  },
  "description": "Pse ky projekt synon të transformojë qendrën e veriut?",
  "path": "/hapesira-e-argetimit-ne-shkoder/",
  "publishedAt": "2026-06-29T08:24:27.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Shqiptarja"
  ],
  "textContent": "SHKODËR — Hyrja e parkut të Shkodrës ka nisur të marrë formë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga punimet që vijojnë ende për të transformuar qendrën e veriut. “Mirëmëngjes dhe me kantierin e Parkut të hyrjes së Shkodrës, që po merr formë çdo ditë e më shumë, si shëmbëlltyrë e vizionit transformues të Rilindjes për kryeqytetin e veriut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.\n\nProjekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë shumëfunksionale dhe argëtimi. Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte. Pjesë e projektit janë edhe fushat e reja sportive dhe një mol i ri, që do të lidhet me mole të tjera në Shirokë dhe Zogaj.\n\n_Burim:_ Shqiptarja\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Çfarë do të ofrojë hapësira e re e argëtimi në hyrje të Shkodrës?",
  "updatedAt": "2026-06-29T09:54:55.191Z"
}