Çfarë ndodh kur hasen lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit?
Zhurma Press
June 29, 2026
PRISHTINË — Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë aksioneve të zhvilluara sot, janë identifikuar tri lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Veternik dhe Kalabri.
Sipas njoftimit, ekipet në teren kanë konstatuar lidhje të paautorizuar gjatë kontrolleve të rregullta. Kompania i bën thirrje qytetarëve që ta respektojnë ligjin dhe ti shmangin kyçjet ilegale, të cilat dëmtojnë sistemin e furnizimit me ujë dhe konsumatorët e rregullt.
Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere