External Publication
Visit Post

Çfarë synon klubin e ri të futbollit për vajza në Pejë?

Zhurma Press June 29, 2026
Source

PEJË — Në Pejë është themeluar një klub i ri i futbollit për vajza, një nismë që synon të nxisë zhvillimin e futbollit të femrave dhe të zbulojë talente të reja në këtë sport. Për këtë nismë kanë folur themelueset e klubit në emisionin "Ora 7", duke e cilësuar projektin si një ëndërr të hershme që po bëhet realitet.

Njëra nga themeluesit, Blerian Begolli, tha se ideja për krijimin e klubit ka lindur prej kohësh. "Ka qenë një ide e kamotshme dhe një dëshirë e jona, si fansa të edukatës fizike. Peja nuk ka pasur më herët një klub të futbollit të vajzave dhe kemi dashur të sjellim diçka të re e të mirë për vajzat e qytetit dhe për talentet e reja të Pejës," u shpreh Begolli, duke pranuar se fillimi ka qenë i vështirë.

Ndërkohë, trajnerja Bernardina Mirdita theksoi se klubi ndodhet ende në fazën fillestare të organizimit, me gjëra të thjeshta, dhe se synimi i tyre ka qenë motivimi i vajzave. Ajo shtoi se kanë zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me ekipin e Malishevës.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...