External Publication
Visit Post

Çfarë i ndodhi miqësisë së Londrimit me Klodin dhe Elijonën?

Zhurma Press June 28, 2026
Source

PRISHTINË — Prej kohësh qarkullonin zëra për një krisje të raporteve mes Londrim Mekajt, Klodian Mihajt dhe Elijona Binakajt. Londrimi, fituesi i Big Brother VIP Kosova 4, vendosi të flasë hapur në një intervistë në emisionin SOL. Ai konfirmoi zërat se gjërat nuk janë më si më parë mes tij dhe miqve të tij, duke pranuar një ftohje për çështje personale, por pa hyrë në detaje për të ruajtur privatësinë e tyre.

“Ka qenë një shoqëri shumë e bukur, dikur mendonim se ishte ‘too good to be true’. Jemi kënaqur dhe kemi gjetur shumë veten te njëri-tjetri. Sot gëzojmë raport, por natyrisht jo si përpara”, u shpreh Londrimi. Kjo mungesë e Klodit dhe Elijonës në eventin e tij të fundit të madh kishte nxitur edhe më shumë spekulimet. Duke sqaruar pikërisht këtë, ai shtoi: “E kemi pasur një ftohje pak për disa çështje, që është më shumë personale… Me njerëzit e afërt ndoshta mbetet hatri edhe për gjërat më të kota.”

Megjithatë, ai i la dyert e hapura për një pajtim në të ardhmen. “Unë i respektoj shumë, i dua dhe kam për të vazhduar të kem respekt për ta. Jemi të rritur e të pjekur, besoj që komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Kemi me i zgjidh krejt… mirë jemi”, shtoi ai në intervistën e tij për emisionin SOL.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...