{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreid7m76jgnjvgwfx6cdba7xa72lzg2mlwqjrsaenfox34nzilytrgm",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpesqaql42d2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreiccyr23sudo2at7tod74dc6ups6go7wec4ujj454fn6e3z2antvqi"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 155841
  },
  "description": "Sindi Manushi flet për durimin dhe guximin e protestuesve",
  "path": "/kryebashkiakja-shqiptare-ne-itali-protestat-tirane/",
  "publishedAt": "2026-06-28T20:27:38.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Report Tv"
  ],
  "textContent": "TIRANË — Po zhvillohet protesta e 29-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë tubimit, fjalën e mori edhe Sindi Manushi, kryetare e bashkisë në Pieve di Cadore, në zonën Belluno të Italisë.\n\nManushi tha se kishte ardhur në protestë si shqiptare dhe jo si përfaqësuese e një institucioni italian. Ajo falënderoi protestuesit për durimin dhe guximin e treguar, duke e cilësuar qëndresën e tyre si një moment të rëndësishëm për vendin.\n\nAjo u bëri thirrje qytetarëve të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë organizimin e tyre. “Këtu nuk kam ardhur si institucion italian, nuk kam ardhur si eurodeputetët që vijnë këtu të shtyrë nga kurioziteti. Unë jam njëra prej jush, jam shqiptare, kjo është shtëpia ime dhe ju jeni njerëzit e mi”,- tha Manushi.\n\nManushi theksoi se protestuesit janë realiteti shqiptar dhe se duhet të vazhdojnë të organizohen për të zëvendësuar boshllëkun që lënë partitë e kalbura në Parlament. Ajo i ftoi qytetarët të mos kenë frikë nga politika dhe të përfaqësojnë edhe zërin e atyre që nuk mund të vijnë në protestë.\n\n_Burim:_ Report Tv\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse i bashkohet kryebashkiakja shqiptare në Itali protestave në Tiranë?",
  "updatedAt": "2026-06-28T20:27:39.164Z"
}