{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreih5oks4gd6koppnhhd5tfj7ka4erowm4sljgvghvxe2zdlvwujg6i",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpeqwwyfnmd2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreib76lm2vk5cuhjbbd5ex36s3q7fa3szcde6hhc3ryuq2ttraiejre"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 192099
  },
  "description": "Sunderlandi ka refuzuar një ofertë prej tetë milionë funtesh për Granit Xhakën, por pse?",
  "path": "/sunderland-refuzon-oferten-e-chelseat-per-xhaken/",
  "publishedAt": "2026-06-28T19:55:34.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Koha.net"
  ],
  "textContent": "— LONDËR — Sunderlandi ka refuzuar një ofertë të Chelseat për Granit Xhakën dhe ka bërë të ditur se mesfushori nuk është në shitje për asnjë çmim. Interesimi i Chelseat është nxitur nga trajneri i ri Xabi Alonso, nën drejtimin e të cilit Xhaka luajti dhe shkëlqeu te Bayer Leverkuseni.\n\nNjë ofertë me vlerë prej 8 milionë funtesh u bë të shtunën. Ndërsa Chelsea mendon se propozimi është i drejtë, Sunderlandi e ka konsideruar ofertën të papranueshme dhe e konsideron qasjen si mungesë respekti si për 33-vjeçarin e Zvicrës ashtu edhe për klubin.\n\nPasi u bashkua nga Leverkuseni verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë deri në 17.5 milionë funte, duke përfshirë bonuset, dhe u zgjodh kapiten, Xhaka ndihmoi Sunderlandin drejt kualifikimit në garat evropiane për herë të parë pas 53 vjetësh.\n\nKampanja e suksesshme u vulos me një fitore në shtëpi në xhiron e fundit kundër Chelseat. Ai rezultat bëri që skuadra e Londrës të përfundonte në vendin e dhjetë dhe të mbetej jashtë Evropës.\n\nXhaka ka kontratë deri në qershor të vitit 2028 dhe Sunderlandi ka deklaruar se nuk ka ndërmend që ta lirojë. Nga ky klub i thanë Chelseat se nuk do të pranonin oferta të mëtejshme dhe se kontrata duhet të respektohet nga të gjitha palët.\n\nKjo është dëshmia më e qartë deri më tani se dëshira e Chelseat për të blerë lojtarë të gatshëm nuk është vetëm fjalë. Interesimi i madh i Chelseat për qendërmbrojtësin 26-vjeçar të Crystal Palace, Maxence Lacroic, është një tjetër tregues.\n\nPor, Chelsea është duke u përpjekur të transferojë Xhakën, mesfushorin që bëhet 34-vjeçar në shtator. Chelsea nuk kishte blerë më parë lojtar në një fazë kaq të vonshme të karrierës së tij.\n\n_Burim:_ Koha.net\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse Sunderlandi refuzon ofertën e Chelseat për Xhakën?",
  "updatedAt": "2026-06-28T19:55:35.007Z"
}