Pse Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni punëson persona kundërligjshëm?
Zhurma Press
June 28, 2026
GJILAN — Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i akuzuar për punësimin e kunatave, tani është në qendër të një skandali tjetër. Raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2025 zbulon se Hyseni ka punësuar 95 persona me kontrata për shërbime të veçanta pa zbatuar procedurat e ligjit.
Ligji për zyrtarët publikë thotë qartë se marrëveshjet për shërbime të veçanta lidhen sipas legjislacionit përkatës të prokurimit publik. Por, për këta 95 persona, nuk është zhvilluar as procedurë rekrutimi me kritere përzgjedhëse, duke lënë pyetjen: Si u zgjodhën këta punonjës?
Auditori thotë se problemi nuk është te një zyrtar apo një dokument, por te mënyra se si është menaxhuar ky proces nga komuna. Pikërisht për këtë arsye, auditori i ka kërkuar Alban Hysenit që në të ardhmen të respektohen kërkesat ligjore dhe procedurat e prokurimit publik.
Komuna e Gjilanit, në përgjigje të gjetjeve të auditorit, ka thënë se “pajtohet” me vlerësimin e bërë, duke pranuar se ka shkelur ligjin me vetëdije duke punësuar njerëzit në këtë mënyrë.
Burim: Vox Kosova
— Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere