{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreigvqoan7opvnfzcteyl26qkuiafng63cach7zj25pvpro5nfny5ra",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mpemzasauc32"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreibl6ldzqcjzfhcbclosw4kgac5cxisf5qp63uiyelo5tr5o636bn4"
},
"mimeType": "image/png",
"size": 733283
},
"description": "Mërgim Pefqeli ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me skuadrën e Dukagjinit, duke zgjatur qëndrimin e tij në klubin nga Klina.",
"path": "/margim-pefqeli-dukagjini/",
"publishedAt": "2026-06-28T18:45:13.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Ekonomia Online"
],
"textContent": "KLINA — Mërgim Pefqeli, ylli i futbollit kosovar, ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me skuadrën e Dukagjinit, duke vendosur të zgjasë qëndrimin e tij në klubin nga Klina.\n\nPefqeli dhe klubi i Dukagjinit kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës edhe për një sezon, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet nesër.\n\nPavarësisht interesimit nga disa klube brenda Kosovës, por edhe nga ekipe jashtë vendit, mesfushori ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij te Dukagjini, ku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.\n\nPefqeli iu bashkua Dukagjinit pas aventurës te Prishtina, ndërsa që nga transferimi në Klinë është konsoliduar si një element kyç në mesfushën e ekipit, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në rezultatet e klubit.\n\nKujtojmë që skuadra nga Klina do të udhëtojë drejt Bullgarisë në fillim të muajit të ardhshëm ku do të zhvillojnë fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës.\n\n_Burim:_ Ekonomia Online\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Pse Mërgim Pefqeli rinovon kontratën me Dukagjinin?",
"updatedAt": "2026-06-28T18:45:14.791Z"
}