External Publication
Visit Post

Pse u anulua goli i Sánchez ndaj Portugalisë?

Zhurma Press June 28, 2026
Source

LEIRIA — Debati për golin e anuluar të Davinson Sánchez në ndeshjen kundër Portugalisë vazhdon të nxehet, pasi analiza e llogarisë së specializuar ArchivoVAR në X pretendon se vendimi i VAR-it ishte i gabuar.

Mbrojtësi kolumbian shënoi në minutën e fundit të ndeshjes, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. ArchivoVAR argumenton se teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje u bazua në një kornizë të gabuar, duke e bërë Sánchez të dukej jashtë loje, ndërsa në të vërtetë ai ishte në linjë me mbrojtësin e fundit.

Analiza tregon se momenti i saktë i kontaktit me topin ishte kur Sánchez ishte plotësisht në vijë, por VAR zgjodhi një kornizë ku topi kishte lënë tashmë këmbën e mbrojtësit, duke deformuar perceptimin e pozicionit. Kjo, sipas ArchivoVAR, çoi në një "gabim të rëndë" që i mohoi Kolumbisë një fitore të mundshme.

Llogaria specializuar përfundon se goli duhej të pranohej si i rregullt, duke theksuar se përzgjedhja e kornizës së gabuar ndikoi drejtpërdrejt në vendim. Kjo analizë ka intensifikuar debatin në mesin e tifozëve dhe ekspertëve të futbollit.

Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...