Sa zjarre janë ende aktive në Maqedoni dhe ku ndodhen?
Zhurma Press
June 28, 2026
SHKUP — Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoni ka njoftuar se deri në orën 14:00 janë regjistruar tetë zjarre në hapësira të hapura. Tre prej tyre mbeten aktive, ndërsa katër janë shuar plotësisht.
Zjarret aktive ndodhen në fshatin Gari të Dibrës, lagjen "Pero Çuço" në Kumanovë dhe në deponinë e Pehçevës. Ndërkohë, nga 1 korriku, lëvizja në pyje do të ndalohet deri në fund të gushtit për shkak të rrezikut nga zjarret, me përjashtim të parqeve kombëtare dhe malit Vodno, ku lejet mund të jepen nga MPB dhe NP "Pyjet Kombëtare".
*Burim: Telegrafi_* — Redaksia ZHURMA_
Discussion in the ATmosphere