Pse u sekuestrua një pistoletë në një villë në Ferizaj?
Zhurma Press
June 28, 2026
FERIZAJ — Në fshatin Jezerc të Ferizajt, Policia ka sekuestruar një pistoletë dhe municion pas një incidenti me armë në një villë, më 27 qershor rreth orës 22:00.
Sipas burimeve të Sinjalit , njësitet policore kanë kontaktuar pronarin e villës dhe personat aty. Gjatë kontrollit, te i dyshuari B.O. është gjetur një pistoletë Lluger CZ 9 mm, një karikator me tre fishekë dhe dy gëzhoja. I dyshuari ka pranuar se kishte shtënë dy herë me armë.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, B.O. është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar për veprat penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve" dhe "Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm". Burim: Sinjali — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere