External Publication
Visit Post

Çfarë ngjarje të rënda ndodhën në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit?

Zhurma Press June 28, 2026
Source

PRISHTINË — Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, në të cilin janë evidentuar një sërë incidentesh kriminale dhe ngjarjesh të tjera në vend. Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 14 persona, ndërsa 6 persona janë dërguar në mbajtje.

Një nga rastet më serioze është raportuar në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ku një zjarr përfshiu një objekt banesor. Banorët u evakuuan nga policia, ndërsa zjarri u shua nga zjarrfikësit.

Si pasojë, tre banorë dhe katër zjarrfikës pësuan lëndime trupore dhe morën trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

Në Fushë Kosovë, një grua dyshohet se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u arrestua dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt.

Burim: Ekonomia Online — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...